Ramsdale afër largimit nga Arsenali, dy klube angleze të interesuara për të

10 months ago 16

Aaron Ramsdale mund të largohet së shpejti nga Arsenali, por jo edhe nga Liga Premier.

Portieri anglez ka mbetur në një situatë të vështirë këtë sezon, pasi David Raya është bërë zgjedhja e parë për portën nga Mikel Arteta.

Ramsdale ka mbetur në bankën rezervë për pjesën më të madhe të sezonit dhe nuk po merr shumë minuta në dispozicion.

The Guardian ka raportuar se Newcastle United dhe Chelsea janë të interesuara për të nënshkruar me të në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Që të dyja klubet janë në kërkim të një portieri të ri dhe kanë shprehur nevojën për të transferuar një portier me kualitet dhe momentalisht në treg askush më mirë se Ramsdale nuk i plotëson këto kushte.

Sidoqoftë është raportuar se Arsenali nuk do të lejojë largimin e Ramsdale në janar, për shkak se Arteta dëshiron të ketë dy portier të nivelit të lartë në ekip.

Ramsdale e di se në rast se situata e tij nuk ndryshon së shpejti, ai do ta ketë të vështirë të ftohet nga Anglia për Euro 2024.

25-vjeçari është paraqitur në vetëm nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për Arsenalin, duke mbajtur tri porta të pastra./Telegrafi/

Read Entire Article