Raphael Dwamena ‘bomberi’ i pavdekshëm

11 months ago 22
15:09 12/11/2023

Golashënuesi i kampionatit shënoi 1.5 gola çdo 90 minuta me fanellën e Egnatias

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamena tronditi opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm. Lajmi ka bërë bujë në të gjithë mediat botërore, të cilat shprehin ngushëllimet për 28-vjeçarin, i cili humbi ndjenjat në fushën e lojës gjatë sfidës Egnatia-Partizani. Pas 12 javësh të kampionatit, Dwamena ishte padyshim lojtari që kishte treguar forcë, grintë dhe rezultate fantastike në fushën e lojës. 9 golat e tij e ngjitën Egnatian në krye të klasifikimit të Superligës, e gjithashtu, atë udhëheqësin e listës së golashënuesve.

Një futbollist që për ekspertët ishte i një tjetër niveli për futbollin shqiptar, diçka që e tregojnë edhe statistikat. Që prej sezonit të shkuar kur u bashkua me Egnatian, Dwamena u shndërrua në një lider. Në 36 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe kompeticioneve europiane, ai realizoi 24 gola, për një mesatare prej 1.5 golash. Statistika që tregojnë talentin që zotëronte 28-vjeçari. Efikasitet fenomenal nga ana e ganezit, që futbollin e kishte kthyer në një përditshmëri ku as vdekja nuk e trembte. Këtë e tregoi deri në momentin e fundit, duke gdhendur te tifozët shqiptarë, kolegët dhe shokët e skuadrës imazhin e një bomberi që nuk vdes kurrë!

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article