Rastet e armëmbajtjes pa leje, paralajmëron Balla: Do të kemi një qasje më të ashpër

10 months ago 12

Një 42 vjeçar nga Burreli u arrestua të enjten pasi vendosi lëndë eksplozive në afërsi të banesës dhe dyqanit të një 54 vjeçari për shkak të një konflikti që kishte pasur me të. Autori i dyshuar, rezulton i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ ‘Shërbim prove’.

42-vjeçarit iu gjetën një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një celular. Ky shtetas dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel.

Teksa reagoi për këtë ngjarje, ministri Balla paralajmëroi masa më të ashpra për personat që mbajnë armë pa leje.

“Jemi në dijeni të një rasti të vendosjes së lënde ekspliziv dhe që pas kontrolleve dhe hetimit të plotë të policisë, personi me precedentë të rëndë penal dispononte në banesën e tij një arsenal tjetër armësh dhe dua ta theksoi se objektivi im dhe i policisë është për një qasje edhe më të ashpër ndaj çdo lloj forme posedimi apo armëmbajtje pa leje.“, tha ministri.

Read Entire Article