Real Madrid bën gati dosjen Haaland

11 months ago 34
23:26 11/11/2023

Gati të paguajë 200 milionë Euro për sulmuesin

Erling Haaland është gjithnjë e më afër Real Madridit. Spanjollët nuk duken më të interesuar për Kylian Mbappé dhe sipas shtypit britanik, prioriteti tashmë është norvegjezi.

Edhe nëse nuk do të jetë i lirë Qershorin e ardhshëm, Haaland ka një klauzolë që të mund të largohet nga Manchester City për gati 200 milionë Euro, shumë që Florentino Pérez do të ishte i gatshëm të paguante për të patur sulmuesin në ekip. Menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, mban marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Real Madridit. Ajo ishte e pranishme në stadiumin Santiago Bernabéu për të ndjekur ndeshjen e Champions League kundër Bragas.

Shtypi aludon se kjo vizitë ka të bëjë pikërisht me një transferim të mundshëm. Haaland do të gjente në Madrid ish-shokun e tij të skuadrës tek Dortmuund. Mirëkuptimi mes dy yjeve mund të jetë një plus dhe një aset për klubin spanjoll. Përveç kësaj, Haaland ka blerë një shtëpi në Marbella ku kalon një pjesë të mirë nga koha e lirë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article