Real Madridi i jep fund ‘telenovelës Mbappe’ për dy arsye madhore

11 months ago 18

Real Madridi nuk dëshiron më të transferojë Kyalian Mbappen, raporton Caden Ser.

Klubi spanjoll ka tri vite që është i interesuar për sulmuesin francez, por deri më tani ka dështuar në të gjitha tentimet.

U raportua në këtë verë se sulmuesi 24-vjeçar dëshiron t’i bashkohet klubit mbretëror si lojtar i lirë në vitin 2024, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sipas Cadena Ser, janë dy arsye madhore se përse Real Madriid ka vendosur t’i jap fund përndjekjes së Mbappes.

Paga e tij e lartë dhe bonsuet e kërkuara e rëndojnë buxhetin e klubit dhe do të jenë më mirë edhe me alternativa më të lira.

Arsyeja e dytë është se Mbappe do të jetë 26-vjeçar në vitin 2024 dhe klubi dëshiron të fokusohet në lojtarë më të rinj, si në shembullin e Endrick dhe Edouard Camavingas. /Telegrafi/

Read Entire Article