Real Madridi shumë pranë finalizimit të marrëveshjes së re me top yllin e klubit

6 months ago 10

Këtë sezon Andriy Lunin e ka dëshmuar definitivisht vlerën e tij tek Real Madridi. 25-vjeçari kishte pasur vështirësi që prej transferimit të tij në 2018, pasi kishte qenë opsioni i dytë pas Thibaut Courtois gjatë sezoneve të fundit, por në mungesë të belgut këtë sezon, ai ka bërë një hap para.

Lunin ka qenë numri një i Real Madridit që nga muaji dhjetor. Kepa Arriazbalaga i cili u transferua për të zëvendësuar Courtoisin verën e kaluar, u la në bankën rezervë për shkak se performancat e Lunin ishin të një niveli mjaft të lart.

Krahas statusit të tij si portier i parë, e ardhmja e Luninit tek Real Madridi ishte vënë në pikëpyetje së fundmi.

Kontrata e tij skadon në 2025, dhe raportimet e fundit kanë sugjeruar se ai mund t’i bashkohet një klubi tjetër këtë verë, aty ku garantohet pozita e startuesit.

Sidoqoftë, Fabrizio Romano tani ka raportuar se Real Madridi është fare pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Lunin.

Ky është një lajm i mirë për tifozët e Real Madridit, pasi ukrainasi e ka dëshmuar se mund të jetë pasuesi ideal i Courtoisit në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

🚨⚪️ Real Madrid are now confident to reach final agreement with Andriy Lunin over new deal.

Real want Lunin to stay and be part of their project, even if they wait for Courtois as n1 GK again from next season.

Contract proposal, ready as revealed two weeks ago. pic.twitter.com/ATXJlbtz88

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 31, 2024

Read Entire Article