“Rënie e vrasjeve kriminale”, Balla bën thirrje për ndërgjegjësim: Janë parandaluar 67 ngjarje të rënda në familje

10 months ago 10

Ministri Taulant Balla ka deklaruar se gjatë vitit 2023 ka pasur një rënie të vrasjeve kriminale.

“35 është një numër që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në këto 30 vite, kjo është një shtysë për të shkuar në rezultate dhe më të mira”.

Sa i përket rasteve të dhunës në familje, ai tha që janë parandaluar 67 ngjarje të rënda.

“I kam kërkuar drejtuesve të policisë një mbështetje për të gjitha viktimat e dhunës në familje.

Gjatë vitit 2023 janë identifikuar më shumë se 4000 raste të dhunës në familje. Kjo është një situatë e papranueshme dhe këtu nuk mjafton vetëm policia e shtetit, por duhet një ndërgjegjësim nga të gjithë ne. Gjatë vitit 2023 është rritur forca parandaluese, dhe janë parandaluar 67 ngjarje të rënda kriminale nga policia e shtetit. Kjo është një sfidë. Janë zbuluar 480 vjedhje pronash”.

Read Entire Article