Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Bypassin e Rrugës së Arbrit, ja si paraqitet situata

10 months ago 4

Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e kësaj të marte kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit. Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.

Më problematike situata paraqitet në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit. Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregohen shumë të kundesshëm pasi përballen me befasi si pasojë e gurëve në rrugë. Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article