Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

5 months ago 11

Marco Reus mbush 35 vjeç, ndërsa 12 vite i kaloi te Borussia Dortmund, ku të shtunën i dha lamtumirën klubit të tij të dashur. 

Ndeshjet e tij të fundit në Westfalen do të mbeten e paharrueshme për tifozët, pasi Reus fillimisht shënoi dhe asistoi një gol në fitoren 4-0 ndaj Darmstadt, duke i thënë lamtumirë tribunës legjendare të tifozëve të Borussia Dortmund me stil.

Fillimisht, ai u ngjit në tribunë dhe drejtoi brohoritjet, dhe më pas i befasoi tifozët me nga një pije freskuese në tribunë , ku kishte edhe një shënim në çdo biletë: “Faleminderit për gjithçka. Birra e lamtumirës nga unë. I juaji Marco”.

Kapaciteti i tribunës që Reus i qerasi është 24.545 spektatorë, dhe një gotë birrë në stadium kushton 4.90 euro.

Sipas mediave gjermane, Reus ka paguar 120 mijë euro për këtë gjë.

“Këtë gjë e kam planifikuar. Shpresoj që fansat të kenë shijuar. Patjetër që do të kthehem sërish për të brohoritur me ta”, ka thënë Reus pas ndeshjes.

Gjatë këtyre 12 sezoneve si lojtar i Dortmundit, Reus bëri 428 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 170 gola dhe duke dhuruar 131 asistime./Telegrafi/

Read Entire Article