Rey Manaj i pandalshëm, realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

8 months ago 14

A ka kush e ndalë Rey Manajn në Turqi? Sulmuesi shqiptar ka vazhduar shkëlqimin edhe në xhiron e 26-të, ku ka realizuar tjetër gol me fanellën e Sivassporit.

Manaj e ka nisur ndeshjen si titullar përballë Hatayspor, ku Sivasspor ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi 0-1.

Ishte minuta e 18-të e ndeshjes kur sulmuesi shqiptar ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Rey Manaj & Helal Ettimpic.twitter.com/ssqDJ6H80o

— musa (@_musapress) February 17, 2024

Falë një goditje tejet të fuqishme topi u ndal në rrjetë dhe për Manajn ky ishte goli i 13-të në Superligën e Turqisë.

Vlen të theksohet se reprezentuesi shqiptar ka realizuar edhe katër gola të tjerë në Kupën e Turqisë. /Telegrafi/

Read Entire Article