Rikthehen emocionet e Champions League

10 months ago 9
15:19 28/11/2023

Llogari të hapura në ‘grupin e vdekjes’, Milan sfidon Dortmund, PSG pret Newcastle

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e Champions League. Shumë skuadra kërkojnë kualifikimin dhe shumë tjera që duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit.

Ndeshjet më interesante pritet të zhvillohet në “grupin e vdekjes”, Grupin F, ku Milani pret Dortmundin në San Siro dhe Paris Saint-Germain është pritës i Newcastle United në ‘Parc des Princes’. Të gjitha ekipet janë në garë për një vend që i dërgon në fazën e eliminimit direkt.

Interesant do të jetë edhe në ndeshjen mes Barcelonës dhe Portos me katalanasit që presin një fitore për të siguruar kualifikimin, ndërsa Shakhtari me një fitore ndaj Antëerpit është në garë për vendin e dytë.

Në Grupin E, Lazio pret Celticun dhe Atletico Madridi luan në transfertën e Feyenoordit. Me fitore, italianët dhe spanjollët sigurojnë kualifikimin, ndërsa nëse holandezët mposhtin kryeqytetasit spanjoll atëherë gjithçka mbetet e hapur në grup.

Në Grupin G gjithçka ka përfunduar me llogaritë. Përballjet Manchester City- Leipzig dhe Young Boys-Crvena Zvezda luhen për prestigj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article