Rreziku nga sulmet terroriste, Macron: S’mund të evitojmë rreziqet, por të jemi vigjilentë!

1 year ago 35

Balkanweb app Get it on Google Play

Presidenti Macron nga Tirana deklaroi se vendet e zhvilluara demokratike rrezikohen nga sulmet terroriste, siç ishte ai i djeshmi në Bruksel.

Në krah të Ramës, Macron tha se shtetet kanë rritur vigjilencën, po ashtu edhe Franca, ndërsa shtoi se nuk mund të evitohen rreziqet.

“E pamë dhe mbrëmë në Bruksel, të gjitha vendet europiane mund të preken, është terrorizmi islamik, Kjo iu ndodh shteteve demokratike, shtetit të së drejtës. Ka individë të radikalizuar. Dua të jem i kujdesshëm për atë se çka ka ndodhur. Bashkë me autoritetet belge, pasi kemi marrë masa me Belgjikën, atentatet që kemi pësuar. Kemi një kontroll kufitare që nuk ka reshtur kurrë. Situata e sigurisë na detyron që ta mbajmë këtë kontroll. Që prej 10 vitesh pësojmë atentate, kemi marrë masa, që të jemi sa më shumë në siguri, dhe jashtë gjendjes së jashtëzakonshme. Kemi investuar në sigurinë tonë, kemi marrë masa supervizimi të personave që cilësohen si të rrezikshme. Kemi marrë masa edhe pas dënimit me burg, kemi investuar në shërbimet e burgjeve, në polici, e xhandarmëri. Franca është pajisur me një sistem të fortë juridik, ka investuar në mënyrë masive. Kemi nevojë për bashkëpunim. Kurrë nuk do të jetë e mundur që në një shtet të së drejtës, që rreziku në shoqëri nga sulmet të evitohet plotësisht. Duhet të jemi vigjilentë.”, pohoi presidenti francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article