Rrëzimi i komisioneve hetimore dhe kërkesës për Reformën Zgjedhore, Bardhi dhe Berisha caktojnë mbledhjen e deputetëve: Duhet të fillojmë qëndresën

1 year ago 10

Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë caktuar mbledhjen e tyre të radhës.

Temë diskutimi në mbledhje do të jetë rrëzimi i komisioneve hetimore, përjashtimi i deputetëve si edhe rrëzimi i kërkesës për reformën zgjedhore.

Bardhi u shpreh se do duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha u shpreh se duhet të fillojë qëndresa e tyre si parlamentarë.

“Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësiren tonë si parlamentarë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article