Rrugorja arreston 39 shoferë gjatë një jave, mbi 23 mijë gjoba në gjithë vendin

9 hours ago 24

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion.

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e javës që po mbyllim dhe bën me dije se janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Po ashtu janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi  40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,414 masa administrative, nga këto:

* 5678 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1235  për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 2134 për parakalime të gabuara;

* 215 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 98 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 267  për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 9875 për parkim të gabuar;

* 2789 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’ju japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

/vizionplus.tv

Read Entire Article