“S’e ka dhunuar nusen”, vëllai i Xhemal Lokës mohon akuzat: S’kishin konflikte. Fëmijët kanë mashtruar, janë kërcënuar nga dajat

9 months ago 5

Vëllai i Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes, ka folur ekskluzivisht për “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

“Nuk janë të vërteta çfarë kanë deklaruar ata. Nuk mundem tani të shprehem shumë. Të drejtat e njeriut janë që vëllai im nuk ka dhënë as nuk ka vrarë nusen e vet, se nuk është nga ata njerëz. Unë jam taku thuajse për ditë me kunatën dhe vëllanë”, tha ai.

Lidhur me një dëshmi ku thuhet se vëllai i tij i ka marrë 40 mijë euro të ndjerës, ai i hedh poshtë.

“Jo, vëllai im ka qenë kundër dhunës, dhe i a ka fal gjithçka. Jo vetëm atë, dhe shkakun e Tik Tok i ka dhënë kurajo. Unë kam dhe shumë më shumë, që do flas, pres të mbaroj punët e mia dhe do kërkoj të drejtat e mia.

Kam qenë në dijeni të historisë së Tik Tok, i fundit që e kam marrë vesh. Më ka marrë ish-kunata ime, i fundit që më kanë marrë dhe më kanë thënë që të shkojmë në komisariat. Kam shku kur ata kishin deklaruar diçka më përpara. Dyshimin e ka pasur të kushërira e saj që ia kishte hapur. Kanë pasur një farë konflikti. Por nuk i njoh ata, nuk jam dot më shumë informacione.

Marrëdhënia mes vëllait dhe nuses ka qenë shumë e mirë.

Deklarata e fëmijëve… Kanë mashtruar, i kanë kërcënuar dajat e tyre. Kam qenë prezent kur kanë deklaruar fëmijët, por s’më kanë lejuar të futem brenda. Por daja i tyre ka qenë brenda në polici dhe i ka kërcënuar me fjalë të rënda, dhe policia e di shumë mirë. Se unë isha jashtë komisariatit dhe i dëgjoja zërin. Kanë tentu të më dhunojnë dhe mua. Mund t’i shikoni dhe videot. Deklarata janë akuza, unë garantoj se janë akuza”, tha ai për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article