“S’je burrë, por kur**”, Xhovana Nikolli shpërthen ndaj Nuredin Dumanit: Ordiner, më vure tritol në derën e shtëpisë

3 months ago 11

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjetet sociale, pasi i është vënë tritol në derën e shtëpisë. Ajo akuzon të panduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin, se ai është personi që ka urdhëruar vendosjen e tritolit.

‘Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KU*V ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..’, shkruan ajo.

Apartamenti ku dyshohet se është vënë tritol është marrë me qira përpara dy vitesh nga Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit. Në këtë banesë, përpara disa javësh ka qëndruar edhe Xhovana. Një ditë përpara shpërthimit, Xhovana Nikolli akuzonte Dumanin dhe të dashurën e tij.

‘O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani”, thoshte Xhovana Nikolli në Tik Tok. Policia në Elbasan po e heton rastin dhe një nga pistat është pikërisht kjo që ka deklaruar Xhovana. Ndërsa, pista tjetër është edhe ajo e konflikteve të mundshme që mund të ketë pasur pronari i banesës, që gjithashtu ka pasur probleme me ligjin.

Nga shpërthimi në banesë është plagosur një fqinj i vajzave, që ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës. Xhovana, një personazh Tik Toku është e dashura e Amarildo Nikollit, që mbahet në burg për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Çifti reklamon në rrjetet sociale një jetë luksoze.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article