Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në emisionin “Open” në News24 tha se i dëgjon gjithmonë këshillat e partnerëve strategjikë, por ai do të punojë me cilindo që forcon Partinë Demokratike.
Lidhur me deklaratën e fundit të Ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ‘non grata’.
Duke komentuar vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.
Bardhi tha se një parti politike nuk është e njesuar vetëm me kryetarin. “Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.
Ai tha se publikisht ka deklaruar publikisht se do të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë kandidatin për Kryeministër, nëse partia fiton zgjedhjet, madje jo vetëm Kryeministrin, por të gjithë ekipin qeverisës.
Përsa i takon komisionit të reformës zgjedhore, Bardhi tha se nga ana e socialistëve nuk ka një vullnet për të ccuar përpara këtë reformë.
“Kemi bërë propozimet tona lidhur me reformën zgjedhore, që nisin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, si dhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet”, tha Bardhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb