Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na bën ekip më të mirë dhe na shtyen të punojmë më shumë

11 months ago 15

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se rivaliteti që kanë me Manchester Cityn në Ligën Premier, e bën skuadrën e tij më të mirë dhe i shtyen ata të punojnë më shumë.

Ylli egjiptian tha për uebsajtin zyrtar të klubit se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë gjithmonë se dikush është duke pritur që ata të humbasin një ndeshje.

“Na bën neve një ekip më të mirë, na bën lojtar më të mirë dhe jam i sigurtë se edhe trajnerin e bën një trajner më të mirë gjithashtu”, ka thënë Salah.

Salah ka folur për rolin e tij si lider në ekipin e Liverpoolit, së bashku me lojtarët tjerë si Van Dijk, Robertson dhe Alisson.

“Ne e kemi ndjerë. Unë, Virgil dhe djemtë e tjerë, Robbo dhe Ali se ne duhet të bëjmë një hap para dhe të përpiqemi të kemi kontrollin e gjithçkaje. Tren, gjithashtu, por ai është ende i ri sidoqoftë. Ne përpiqemi që secili të ndihet si në shtëpi dhe kemi një grup shumë të mirë”, u shpreh Salah.

“Mendoj se grupi është fantastik. Lojtarët janë të mirë dhe kanë karakter të mirë. Ata duan të punojnë shumë dhe të arrijnë diçka, gjë që është e mirë. Ne mundohemi t’i ndihmojmë ata. Ata duhet ta ndihmojnë vetveten dhe jam i sigurtë se na shohin neve se çfarë po bëjmë dhe mundohen të mësojmë”, shtoi 31-vjeçari.

Ai gjithashtu lavdëroi edhe partnerin e tij në sulm, Darëin Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Benfica në afatin kalimtar veror.

“Unë mendoj se ai e ka parë që unë gjithmonë e përcjell atë kur ai është duke vrapuar, unë mundohem t’i dhurojë asistime, mundohem t’i dhurojë topa, ai gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën dhe për shkak se të dy jemi të shpejtë, na bën që ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin në fushë”, deklaroi Salah.

Një fitore eventuale e Liverpoolit do të bëntë që ata të kapin pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier pas 13 xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Read Entire Article