Deputeti demokrat, Ervin Salinaji zhvilloi një takim me drejtuesit e seksioneve të Partisë Demokratike Korçë këtë të mërkurë.
Ai u shpreh se fuqia më e madhe e Partisë Demokratike janë anëtarët, ndërsa bëri thirrje për një PD të bashkuar dhe rinovuar.
“Korçë, me drejtuesit e seksioneve të Partisë Demokratike, luftetarë të pashembullt, që së bashku e mundëm qeverinë në zonën tonë
elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021! Forca e madhe e Partisë Demokratike janë anëtarët, simpatizantët, gendrestarët!
Duke vlerësuar së pari kapacitetet e sprovuara si fitues në fushata, PD ka nevoje jetike për bashkim e më tej rinovim, rikonceptim! Burimi, themeli, zanafilla jonë, janë dhe duhet të jenë njerëzit!
Fuqia më e madhe e Partisë Demokratike janë, anëtarët, ata që kurrë nuk të lëshojnë edhe pse kanë të drejtë, më shumë se kushdo, të kritikojnë.
Fuqia e këtyre njerëzve qëndrestarë e luftarakë, buron nga energjia e rinovimit, rikonceptimit, risive të pashterueshme që duhet të ketë dhe i ka jetike sot me shumë Partia Demokratike.
Fuqia jonë vjen nga rrënjët që janë strukturat e që duhen “ushqyer” e jo “grryer””, thekson Salinaji.
Top Channel