Samiti i Procesit të Berlinit/ BE po përgatitet për anëtarësimet e reja brenda 2030

1 year ago 8

Shqipëria për një ditë u bë kryeqytet i Europës duke organizuar Samitit e Procesit të Berlinit.

Një ngjarje jo vetëm me rendësi për vendin tonë por edhe për të gjithë rajonin, duke treguar rikthimin e pashmangshëm të vëmendjes të Unionit Europian nga Ballkani Perëndimor, në një kohë kur lufta në Ukrainë sjell sfida të reja sigurie, përfshi tentativat e Rusisë për një rajon të destabilizuar, janë prezentë.

Nën rrezet e forta të diellit dhe në fokusin e kamerave të medias europiane, kryeministri Edi Rama priti udhëheqësit e BE përfshi ata të rajonit. Më pas ata iu drejtuan piramidës ndërtuar në vitin 1988 për nder të diktatorit Enver Hoxha, i cili i quante vendet e tyre si “imperialisto revizioniste”.

Por sot e ri konstruktuar tërësisht, Piramida u kthye në vend mbledhjen e samit të udhëheqësve të procesit të Berlinit për të folur për të ardhmen europiane të Ballkanit.

“Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në. E-ja ka shumë sfida po për të gjithë ata ne këtu që përfaqësojmë Europën pa B-në, sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtareve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së. Në fakt, në kuadër të Planit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, investimet janë domethënëse por vetëm 10 % janë grante dhe 90% janë hua dhe ndërkohë mekanizmi përqasjes së tyre është i vjetruar dhe i ngadalshëm. Ju lutem më kuptoni, nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet jo anëtare te BE-së apo një proces të përshpejtuar të anëtarësimit”, tha Edi Rama-Kryeministër i Shqipërisë.

“Shqipëria njihet për mikpritjen dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. E mbaj mend shumë mirë kur u takuam vjet në Berlin dhe të gjithë ramë dakord që Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal , por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi, kur bashkëpunimi është i nevojshëm, pra kërkohet më shumë se kurrë”, deklaroi Olaf Scholz-Kancelar Gjerman.

“Kemi hedhur themele të forta me planin tonë të investimit ekonomik prej 30 miliardë euro. 16 miliardë euro janë përdorur tashmë. Ne duam të hapim për vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian. Por, hapja e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët. Është kusht që dhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre. Në rast se ka bllokime, është se bllokojnë veten”, u shpreh Ursula von der Leyen-Presidente e Komisionit Europian.

“Ne në BE duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarët e rinj deri në 2030 për t’u zgjeruar dhe e di që ky afat, është hasur me disa skepticizma në rajonin tuaj, sepse keni pritur për një kohë të gjatë dhe e di Edi, që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i së cilës nuk vjen asnjë herë në dasëm. Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasëm”, tha Charles Michel-President i Këshillit të Europës.

Pak përpara drekës së punës me verë “Made in Albania” ku është diskutuar një prej shtyllave të Procesit të Berlinit, fqinjësia e mirë, këta të rinj sollën larminë ballkanike të valleve.

Top Channel

Read Entire Article