“Samiti tregoi fortësinë e rajonit në union!”/ Scholz mesazh Prishtinës dhe Beogradit: Koha të tejkalojmë konfliktet që u mbajnë në vend numëro

1 year ago 28

Kancelari gjerman Olaf Scholz, njëherazi ‘arkitekti’ i Procesit të Berlinit, ka deklaruar se samiti i Procesit të Berlinit provoi rëndësinë e pamohueshme të Ballkanit Perëndimor në union.

Sipas Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar Procesit të Berlinit ka qenë konkret dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro.

“Të nderuar koleg që jemi mbledhur këtu, ne e dimë që kemi një situatë shumë të pazakontë jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjitah pasojat që ka edhe do të ketë.

Dhe po, edhe krizat e shumëfishta këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë theksuar nevojën emergjente për të punuar së bashku dhe tejkaluar antagonizmat.

Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar për një kohë shumë të gjatë duke ju mbajtur juve në vend numëro.

Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne do të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja. Dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë ky samit organizohet në një vend të Ballëkanit Perëndimor.

Është një sinjal i fortë që tregon në këtë rast pronësinë që ka rajoni në këtë process. Ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqëndruar tek të gjitha shoqërite BP dhe ky është integrimi dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE.

Vitin e shkuar ju keni marrë disa hapa madhore në lidhje me nënshkrimin e 3 marrëveshjeve të lëvizshmërisë dhe jam shumë mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar ato deri më tani. Ndikimi i tyre tek qytetarët e BP është vërtetë konkret sepse qytetarët mund të lëvizin me kartë identiteti, mund të kryejnë studimet.

Ecuria që do të keni sa i përket zhvillimit të brendshëm rajonal është vërtetë i rëndësishëm dhe për këtë mund të mbështeteni tek Gjermania, tek qeveria jonë. Ky është procesi i Berlinit, le të vijojmë duke bërë gjithçka realitet”- tha Scholz.

Top Channel

Read Entire Article