Sancho një hap larg Dortmund, United dhe “verdhezinjtë” arrijnë akordin

9 months ago 8
23:55 04/01/2024

Xhedon Sanço do të jetë pjesë e Borusia Dorrmund deri në përfundim të sezonit. Klubi i Mançester United dhe verdhezinjtë kanë arritur akordin mes tyre, raporton e përditshmja gjermane “Bild”.

Lojtari 23-vjeçar që spikati me fanellën e Dortmund në vitet 2017-2021 u transferua te “Djajtë e kuq” për 85 milionë euro.

Por në sezonin e ri, paraqitjet e tij kanë qenë larg pritshmërive, me trajnerin Erik ten Hag të pakënaqur. Holandezi vendosi që ta përjashtonte sulmuesin e krahut që përveç ekipit të parë të stërvitej edhe me skuadrat e akademisë.

Kjo erdhi pasi futrbollisti e akuzoi teknikun se po gënjente sa i përket angazhimit të tij në stërvitje pasi ai u la jashtë ekipit për sfidën ndaj Arsenalit më 3 shtator.

Midis klubeve janë për t’u përcaktuar vetëm detajet e akordit, e Sanço pritet që të baskohet me verdhezinjtë në Marbeja të Spanjës, ku ata po stërviten.

Në total, huazimi i sulmuesit do t’i kushtojë Dortmundit rreth 3 mln euro. Verdhezinjtë gjenden në vend të pestë në Bundesligë, 6 më pak se sa Lajpcigu një pozicion më sipër dhe 15 pikë larg kryesueve të Bajer Leverkuzen.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article