Sezonin e kaluar ai luajti në kategorinë e dytë angleze – tani ai është gati për hapin e madhe dhe kushton 100 milionë euro

8 months ago 28

Viktor Gyokeres luajti për Coventry City në kategorinë e dytë të futbollit anglez sezonin e kaluar, ku shënoi 21 gola në 46 paraqitje.

Fatkeqësisht për të, skuadra angleze nuk ia doli të plotësojë planin për t’u kualifikuar në Ligën Premier dështoi në fund, pasi në play-off u mposhtën nga Lutoni që festoi promovimin pas goditjeve të penalltive.

Sidoqoftë, Gyokeres përfitoi shumë nga ai sezon, si dhe nga ai i mëparshëm, në të cilin shënoi 17 gola dhe pesë asistime në 45 paraqitje, sepse përmirësoi ndjeshëm vlerën në treg.

Në vitin 2021, Coventry e solli nga Brighton për 1.2 milion euro dhe pas dy sezonesh të shkëlqyera e shiti te Sporting Lisbona për 21 milionë euro.

Suedezi me origjinë hungareze, i cili u stërvit nga shkolla e futbollit që njihet si ikonike, Brommapojkarna, është aktualisht një nga lojtarët më vendimtar në Evropë.

Ai ka luajtur 29 ndeshje në të gjitha garat deri më tani dhe ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar 11 herë.

Tashmë ka zëra se ai mund të largohet nga Sporting në verë për një transferim të madh. Fabrizio Romano konfirmoi se do të jetë një marrëveshje e madhe.

Domethënë, kushdo që e do Gyokeres do të duhet të paguajë deri në 100 milionë euro, sa është klauzola e shitjes së parashikuar në kontratë. /Telegrafi/

Read Entire Article