Sfida ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho mendon ndryshime

11 months ago 7
13:28 20/11/2023

Trajneri brazilian ka në plan të rifreskojë përfaqësuesen

Trajneri Silvinjo ka në plan që të bëjë ndryshime për takimin e fundit kualifikues të Euro 2024 kundër Ishujve Faroe. Objektivi i kuqezinjve është fitorja, por braziliani e di se në vetëm 2 ditë është e vështirë që titullarët e tij të jenë në 100% të kapacitetit.

E pavarësisht kësaj, ai u beson të 24 lojtarëve të grumbulluar. Shqipëria ka nevojë për vetëm 1 pikë që të mund të sigurojë vendin e parë të Grupit E. Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet ishin të pranishëm dhe u stërvitën normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë në seancën e fundit stërvitore.

Asnjë nga lojtarët nuk ka probleme fizike. Skema do të jetë po e njëjta, 4-2-3-1, por pritet që në mbrëmje nga minuta e parë ta nisë Thomas Strakosha. Në mbrojtje ndryshimi i vetëm krahasuar me takimin ndaj Moldavisë do të jetë aktivizimi i Ivan Balliut.

Në mesfushë Bare është i avantazhuar ndaj Asllanit, ndërsa Ernest Muçi mund të zëvendësojë Bajramin. Nga minuta e parë pritet ta nisë edhe sulmuesi i Granadës, Myrto Uzuni në të majtë, si edhe Mirlind Daku në ofensivë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article