Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se regjimi ka frikë nga çdokush që denoncon ‘bëmat’ e tij. Shehu, duke iu drejtuar mazhorancës, tha se regjimi ka frikë nga Sali Berisha ndaj edhe e izolon atë.
Por, sipas deputetit të PD-së, regjimi ka frikë edhe nga Ilirjan Muhaj, i zgjedhur kryeplak në Katundisht (Këlcyrë), por i mohuar nga kryetari Bashkisë e Këshilli Këlcyre. Dhe sipas Shehut, regjimi ka frikë nga Muhaj sepse ai denoncon korrupsionin aty.
“Kjo është paranoja juaj e frikës. Aty, në Libohovë, Lazarat, Gjirokastër etj.
Dhe SPAK hesht. Por njerezit nuk do heshtin. Ata po ngrihen për të përmbysur këtë regjim”, tha Shehu.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb