Shkolla e artit për romët, Shkupi: Leksion kundër paragjykimeve

10 months ago 23

Tingujt e kitarës kumbojnë në një bllok apartamentesh në qendër të Shkupit – duke thyer heshtjen ndaj diskriminimit në Maqedoninë e Veriut.

Në shkollën e romëve, Roma Rock School, fëmijë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve mblidhen së bashku për të mësuar e për të kapërcyer ndasitë e thella të këtij vendi të larmishëm ballkanik, sic e përshkruan AFP në reportazhin e saj. Shkolla ofron kurse në teorinë e muzikës dhe instrumentesh, ndërsa i mban të hapura dyert e saj për të gjithë muzikantët e rinj.

“E gjithë kjo është pa pagesë për nxënësit. Një nga misionet kryesore të këtij projekti është kapërcimi i stereotipeve përmes muzikës. Muzika është një nga mënyrat më të mira për ta bërë një gjë të tillë, dhe ne këtë e kemi dëshmuar ndër vite”- shprehet Alvin Salimovski, bashkëautor i projektit.

Një nga objektivat kryesore të shkollës ka qenë rekrutimi i fëmijëve nga lagjja me shumicë rome e Shkupit, Suto Orizari — apo Shutka — ku varfëria dhe mungesa e mundësive janë ulur këmbëkryq. Edhe pse tradicionalisht, pakica rome ka ofruar muzikantë që interpretojnë në dasma, festa dhe funerale — si dhe disa nga këngëtarët më të dashur të vendit — vetëm 13 romë etnikë kanë arritur të diplomohen në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Shkupit që nga themelimi i tij në 1966. Në fakt, komuniteti rom i Maqedonisë së Veriut qenë përgjithësisht i  i përjashtuar nga arsimi formal në fushën e artit, pavarësisht historisë së pasur të muzikës dhe performancës së këtij komuniteti.

“Në këtë moment punojmë me grupe mikse të fëmijëve romë dhe maqedonas, por jemi të hapur. Një nga synimet tona është të bëjmë muzikë me grupe të etnive të ndryshme.”

Aktualisht, Roma Rock School punon me rreth 60 studentë nga mosha 10 deri në 19 vjeç. Studentët mund të mësojnë një sërë instrumentesh duke përfshirë kitarën, basin, baterinë dhe instrumentet e frymë.

Top Channel

Read Entire Article