Shorti i Euro24, rivalët e mundshëm të Shqipërisë

11 months ago 18
15:20 21/11/2023

Me 15 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë nga 4 në total për shorteun e grupeve të Euro 2024. Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, ndërsa dy vende përcaktohen në mbrëmjen e sotme. Kroacia, Zvicra, Turqia dhe Rumania garojnë për dy vendet e mbetura, me dy të fundit të avantazhuara.

Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia dhe Holanda.Në vazon numër 4 vetëm Serbia është e konfirmuar. Tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjve play-of në muajin mars, ndërkohë që dy kombëtaret e mbetura do të përcaktohen në mbrëmje.

Gjasat janë të mëdha që në vazon 4 të jetë Italia. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article