Cristian Shpendi aktualisht po bën “ligjin” jo vetëm të Cesena por në gjithë Serie B në Itali. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol mesditën e kësaj të diele përballë Sudtirolit.
Shqiptari shënoi në minutën e 73-të të ndeshjes. Ky është goli i tij i 7-të në 11 ndeshje në Serie B këtë sezon.
Aktualisht Shpendi është edhe golashënuesi kmë i mirë i kmapionatit, ndërsa Cesena renditet në vendin e katër.
Kujtojmë që sezonin e shkuar në Serie C me Cesenën, ai shënoi 20 gola në 32 ndeshje, duke ndihmuar ekipin për ngjitjen.
Paraqitjet e Cristian Shpendit janë një sinjal i qartë për të ardhmen, e cila premton shumë.