Shpërthen bombula e gazit gjatë hidroizolimit të tarracës së një pallati 9 katësh

2 days ago 27

Një bombul gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”.

Sipas dëshmimtarëve okularë, rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit një bombul gazi ka shpërthyer duke fluturuar nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.

Fatmirësisht si shkak i shpërthimit të bombulës së gazit nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article