Shpjegimi që konfirmon se gjyqtarët dhe VAR-i kanë marrë vendimin e duhur te goli i anuluar i RB Leipzig ndaj Real Madridit

8 months ago 4

Në minutën e dytë të ndeshjes ndërmjet RB Leipzig dhe Real Madrid, sulmuesi slloven Benjamin Sesko shënoi një gol për epërsinë e skuadrës gjermane, gol i cili u anulua për shkak të një pozicioni jashtëloje.

Ndihmësi i Irfan Peljtës në këtë ndeshje, Senad Ibrisimbegovic, ngriti menjëherë flamurin, ndërsa VAR-i e konfirmoi vendimin e tij, ndonëse dukej qartë se Sesko nuk ishte në pozitë të kundërligjshme.

Por, për çfarë bëhet fjalë?

Gjatë kthimit të topit në zonën e rreptësisë, mbrojtësi gjerman Benjamin Henhrichs ishte pas portierit të Realit, Andrij Lunin dhe e pengoi atë të kthehej në portë.

📺💥 Gran acierto del asistente en el Leipzig – Real Madrid.

👉🏻 Henrichs empuja por la espalda a Lunin impidiendo que pueda retroceder a la portería.

✅ FUERA DE JUEGO POSICIONAL.

▪️ El jugador alemán interfiere de forma directa en un adversario. pic.twitter.com/haRwl6RMDK

— Archivo VAR (@ArchivoVAR) February 13, 2024

Pra nuk ka asnjë dilemë, vendimi i Senad Ibrisimbegovic, Irfan Peljto dhe asistentët në sallën e VAR-it është absolutisht i saktë.

Ndryshe, ky gol i anuluar krijoi shumë paqartësi dhe komente në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article