“Shqipëria ka punuar mirë me screening”/ Rama pas takimit me Von der Leyen: Presidentja e KE me një plan të ri në samitin e procesit të Berlinit

1 year ago 21

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për objektivat dhe pritshmëritë e samitit të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Sipas Ramës, Von der Leyen do të paraqesë nesër në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri që ndihmon Ballkanin Perëndimor për t’u integruar në BE.

“Kemi folur dhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme e një samiti të procesit të Berlinit. Ajo ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë që të ecin më shpejt drejt BE. Për këtë presidentja do të flasë nesër në samit, prandaj nuk e di se sa do të zbulojë sot në këtë konferencë”- tha Rama.

Kryeministri ndër të tjera theksoi se, në fokus të diskutimeve me zyrtaren e lartë evropiane ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE, ku Von der Leyen e ka informuar për procesin screening për të gjithë grupkapitujt themelorë të negociatave.

Sipas kreut të qeverisë, deri tani Shqipëria ka punuar mirë me Screening.

“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.

Top Channel

Read Entire Article