Shqipëria, mbrojtja e tretë më e mirë në kualifikueset e Euro 2024

10 months ago 9
14:35 22/11/2023

Më mirë se sa kuqezinjtë vetëm Portugalia dhe Franca

Një rol të madh në suksesin e Shqipërisë në këto kualifikuese të Euro 2024, ka luajtur mbrojtja. Më mirë se sa prapavija kuqezi, vetëm Franca dhe Portugalia. Rivalet e ardhshme të Shqipërisë në Euro 2024 do të duhet që të thyejnë mbrojtjen e tretë më të mirë të kualifikueseve të kompeticionit.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 4 gola e kanë shënuar 12. Të njëjtën ecuri ka edhe Kroacia në prapavijë, ndërsa ka shënuar 1 gol më shumë.

Edhe Belgjika është ndëshkuar 4 herë në tetë takime në këto kualifikuese dhe ka realizuar 22 gola, ashtu si edhe Anglia e Heri Kejn.

Më mirë se sa kuqezinjtë e Silvinjos vetëm Franca dhe Portugalia. Gjelat i mbyllën kualifikueset me 3 gola të pësuar pas 8 takimesh dhe 29 rrjeta të realizuara.

Ndërsa Porgugalia ka zhvilluar paraqitje perfekte me vetëm 2 gola të pësuar në 10 takime, e me një repart ofesniv që ka shënuar 36 herë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article