Shqipëria në ‘Grupin e Vdekjes’, vëmendja edhe tek grupet A dhe D

10 months ago 5

Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Euro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.

Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjtë nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.

U bë e ditur fillimisht se Shqipëria do të jetë në Grupin B, dhe nga këtu filloi gjithçka si është më së keqi.

Në grup me Shqipërinë më pas u shortuan edhe Kroacia me Italinë, duke e bërë këtë edhe “Grupin e Vdekjes”.

Grup interesant është edhe ai D, ku aty gjenden Franca, Holanda, Austria, dhe fituesi i play-off-it (Polonia, Uellsi, Finlanda ose Estonia).

Nuk duhet lënë anash as Grupin A, aty ku Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri do të përballet me nikoqiren, Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.

Më poshtë mund të shikoni të plot shortin e hedhur në Hamburg dhe renditjen nëpër grupe. /Telegrafi/

All set for EURO 2024! 🤩#EURO2024 pic.twitter.com/QXnMaOBeBZ

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023

Read Entire Article