“Shqipërisë nuk po i bëjmë dhuratë”, Macron flet për ribashkimin e Europës: Ju bëni pjesë në këtë Perëndim që iu është rrëmbyer

1 year ago 7

Balkanweb app Get it on Google Play

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, nga ku ka folur për zgjerimin dhe “ribashkimin e Europës”.

Macron u shpreh se Franca synon një bashkim mes të ngjashmish, ndërsa shtoi se nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet.

Sipas tij Shqipërisë nuk po i bëhet një dhuratë, por kjo gjë do jetë e vlefshme si për Bashkimin Europian, si për vendin.

Macron shtoi se nuk mundet që nëmes të Europës të ketë vende që mund të ndikohen nga forca që kërkojnë shkatërrimin e Europës, duke iu referuar influencave të mundshme nga Moska.

“Ne synojmë një bashkim mes të ngjashmish dhe të flasim për çështjet e përbashkëta. Kush mund të flasë për Europën për fuqi, kur ne vendosim vende ne mes të Europës që ndikohen nga vende që duan shkatërrimin e Europës. Nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet.

Kjo nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, por është mirë për ju dhe mirë për ne. Është një zgjedhje gjeopolitike dhe e përbashkët. Ju keni vullnetin për të ccuar përpara reformat. KËtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor dhe parimet e themelimit të Europës tonë. Ju do ta kryeni këtë, detyra jonë është t’iu shoqërojmë dhe me ndihma.

Shpresoj që muajt e ardhshëm ne si europianë të rigjejmë rrugën e bashkimit për ta bërë këtë një lëvizje të pakthyeshme. Kjo është jeta e popujve. Jetojmë në kohë pasionesh. Unë dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Këtë do ta bëjmë bashkë. Ju e keni kuptuar më së miri se unë jam i bindur që epoka që po hapet do sjellë ribashkimin e Europës tonë dhe zgjidhjen e tensioneve në rajon. Tensione që i dimë si ato mes Beogradit dhe Prishtinës, por këtu ka një rrugë, është udhërrëfyesi franko-gjerman që duhet të vazhdojë.

Unë ndjej forcën e ëndrrës evropiane tek ju. Dua të citoj një autor që nuk është Kadare, ju bëni pjesë në këtë Perëndim që iu është rrëmbyer fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga diktatura komuniste”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article