Shqiptarët shkëlqejnë para sfidave të Europianit

11 months ago 21
14:09 13/11/2023

Tre gola e një asist kuqezi, Berisha zgjidhet më i miri në fitoren ndaj Napolit

Tre gola dhe një asist, kryesisht nga reparti i sulmit në dispozicion të stafit kuqezi ishte bilanci i fundjavës, ç’ka sjell një tjetër frymë pozitive në prag të përballjeve vendimtare drejt Euro2024. Sulmuesi Mirlind Daku u rikthye te goli në Rusi me Rubin Kazan, duke realizuar ndaj Sochi. Djaloshi shqiptar vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij, falë një goditjeje spektakolare shumë pranë zonës.

Sinjale pozitive edhe nga Suedia, aty ku Arbnor Muçolli dhuroi asistin e golit të fitores për skuadrën e tij në minutat shtesë (90+5). Pavarësisht se sulmuesi kuqezi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 89-të, vetëm pak minuta më vonë asistoi saktë për shokun e skuadrës duke marrë fitoren në transfertë. Një ndeshje fenomenale për Etrit Berishën, i cili ishte lojtari më i mirë në sfidën Napoli – Empoli që përfundoi 0-1 në favor të skuadrës së gardianit shqiptar. Portieri i Kombëtares kuqezi e mbajti portën e paprekur, duke shpëtuar skuadrën e tij në shumë raste.

Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës në Europa League ndaj Strum Graz me golin e tij në minutën e 90-të, ndërsa në fundjavë ishte sërish titullar në barazimin 1-1 ndaj Udinezes, duke u vlerësuar si një prej më të mirëve në skuadrën e tij. Në Belgjikë, Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës në fitoren e thellë të Antëerp 6-0 ndaj St. Liege. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e katërt të takimit dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Ndërkaq, në Rumani, Arlind Ajeti shënoi gol në barazimin e Cluj 3-3 ndaj Poli Lasi. Qendërmbrojtësi kuqezi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article