“Shqiptarët sot duan të votojnë në mënyrë të barabartë dhe efektive”/ Alibeaj: Sot të merremi me interesin publik, jo me skepticizma për anëtarët

9 months ago 7

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp pak minuta para nisjes së punës së këtij komisioni, u bëri thirrje kolegëve opozitarë që të venë në plan të parë interesin e shqiptarëve për të pasur votë të barabarta dhe në mënyrë efektive.

“E përsëris, çdo lloj skepticizmi për bashkëkryetarin dhe anëtarët e tjerë… sot besoj se kemi vetëm një detyrim. Shqiptarët duan lista të hapura, të kenë votë të barabartë, ata që jetojnë jashtë të votojnë efektivisht. T’i mëshojmë interesit publik. Nuk do të isha dakord me askënd që do i shmangej këtyre interesat që nuk janë tonat. T’i bëjnë një shërbim shqiptarëve. Vetëm kështu opozita optimizon çdo lloj fluksi, optimizon mbështetjen e saj në publik. Nëse ka çështje të tjera, Komisioni aty është. Do të jetë publik. Është gjithëpërfshirës”.

Top Channel

Read Entire Article