Shtohen problemet për Real Madridin, Rodrygo kthehet i lënduar nga Brazili

10 months ago 30

Rodrygo Goes është lojtari i fundit që ka pësuar një lëndim te Real Madrid, duke ndezur kambanat e alarmit te Los Blancos.

Los Blancos kanë qenë të pafat me lëndime këtë sezon me lojtarë kyç si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Vinicius Jr, Thibaut Courtois dhe Eder Militao të gjithë të lënduar.

Megjithatë, trajnerit Carlo Ancelotti i janë shtuar problemet edhe më shumë pasi listës të së lënduarve i është shtuar edhe një futbollist.

Bëhet fjalë për sulmuesin Rodrygo, i cili është rikthyer me probleme pas ndeshjeve ndërkombëtare me Brazilin.

Sulmuesi brazilian pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Argjentinës këtë javë.

Megjithatë, lëndimi i Rodrygos nuk duket të jetë shumë serioz.

🚨⚪️ Rodrygo has discomfort in his knee — as Real Madrid staff will check on his conditions on Friday.

More tests at Valdebebas to understand the conditions of the Brazilian who’s still optimistic at this stage. pic.twitter.com/k9lm2t54gg

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 24, 2023

Sipas Fabrizio Romanos, Rodrygo është duke vuajtur një ‘siklet në gju’ dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e premte) për të kuptuar ashpërsinë e dëmtimit.

Rodrygo tani është në dyshim për ndeshjen e Real Madridit kundër Cadiz këtë të diel. /Telegrafi/

Read Entire Article