Shtyhet procesi për Fredi Belerin në GJKKO, caktohet gjykatësja e re për çështjen

1 year ago 9

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për  kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se procesi për Belerin është shtyrë dhe se është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda.

Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit.

Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet në 24 tetor, në orën 11:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article