Shumë bujë për asgjë: PGMOL publikon audio-incizimin nga dhoma e VAR-it për ndeshjen Newcastle-Arsenal

11 months ago 22

PGMOL ka publikuar audio-incizimin nga dhoma e VAR-it për golin e Anthony Gordon ndaj Arsenalit që shkaktoi shumë polemika në mesin e komunitetit.

Goli i yllit të Neëcastle u pranua dhe kështu “The Magpies” morën tri pikë ndaj Arsenal, pasi VAR-i e rishikoi atë në tri raste.

Fillimisht për të parë nëse topi ka dalur jashtë vijës, nëse ishte shkaktuar një faull nga Joelinton në Gabriel, ose nëse ka pasur një pozitë jashtë loje të Gordon.

Gjyqtari i ndeshjes, Stuart Attwell, e pranoi golin dhe më pas ky vendim i tij u mbështetur nga Paneli i Pavarur i Incidenteve të Ndeshjeve kryesore të Ligës Premier.

Howard Webb explains the decision-making process for refereeing incidents from the season so far, including Anthony Gordon's goal for Newcastle against Arsenal, and Cristian Romero's red card resulting in a penalty in Spurs v Chelsea

➡️ https://t.co/snclOpxobV pic.twitter.com/m9eaJFCk0k

— Premier League (@premierleague) November 14, 2023

Diskutimi i Attwell me gjyqtarët në VAR është publikuar, duke treguar se si u morën të tre vendimet.

Duke diskutuar vendimin në studion e Sky Sports, kreu i PGMOL, Howard Webb tha: “Ishte një situatë e pazakontë me tre aspekte që duheshin kontrolluar”.

Duke i bërë jehonë se nuk kishte ‘prova të qarta’ për të rrëzuar të tre vendimet, ish-gjyqtari i njohur tha se i gjithë procesi ishte korrekt.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta e quajti ndarjen e drejtësisë së futbollit anglez si ‘të turpshëm’ dhe pretendoi se i vinte turp të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.

Këtë Arteta e kishte mbështetur me një deklaratë zyrtare për uebfaqen e Arsenalit, aty ku ka thënë se e ka për detyrë të mbrojë interesat e klubit të tij dhe të tifozëve të saj./Telegrafi/

Read Entire Article