Si tentoi Napoli për Antonio Conten para se të emëronte Walter Mazzarri si trajner

11 months ago 28

Napoli kontaktoi Antonio Conte ku u  përpjek që ta bindte të merrte detyrën  e trajnerit përpara se të kthehej te Walter Mazzarri.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis më në fund vendosi të shkarkojë Rudi Garcia pas një periudhe jo mbresëlënëse katër mujore në krye.

Trajneri francez nuk arriti të përsëriste sukseset e Luciano Spallettit, ku e fituan Scudetton sezonin e kaluar.

De Laurentiis kishte konsideruar shkarkimin e Garcias në fillim të këtij sezoni dhe zgjedhja e tij kryesore e zëvendësimit ishte Conte, i cili në fund e refuzoi punën pasi nuk donte të fillonte në mes të sezonit.

Siç raportohet nga Il Mattino, pasi vendosi të shkarkojë Garcian pas humbjes së Napolit ndaj Empolit, De Laurentiis kontaktoi Conten që ta bindte atë të bashkohej në mes të sezonit.

Qasja e tij u refuzua, ku pastaj u drejtua te Igor Tudor dhe më pas te Walter Mazzarri.

Mazzarri ka nënshkruar një kontratë shtatë-mujore me Napolin dhe pritet të jetë thjesht një ‘kujdestar’ këtë sezon derisa të zgjidhet një trajner i ri verën e ardhshme. /Telegrafi/

Read Entire Article