Siguria në shkolla, Balla apel nxënësve dhe prindërve: Bashkëpunoni me policinë, njoftoni për çdo paligjshmëri

9 months ago 5

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me Paketën e Sigurisë në Shkolla.

Balla u ka rikujtuar nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë.

“Policia e Shtetit ndjek çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla

Dua t’i rikujtoj nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article