Sinner, “mbret” në Arabi, italiani mund spanjollin Alcaraz dhe fiton 5.5 milione euro

7 hours ago 19

Janik Siner është “mbreti” i ri i Arabisë në Tenis. Në turneun e gjashtë më të mirëve të botës, të zhvilluar në Riad, ylli italan i raketës mposhti në finale rivalin e tij më të madh të gjeneratës së re, Karlos Alkaraz.

Për Sinner ky ishte suksesi i parë kundër spanjollit gjatë këtij viti.

Ndeshje spektakolare ajo mes dy yjeve të rinj të tenisit. Në setin e parë, ndonëse numri 1 i botës shkoi deri në acantazhin 4 me 1, Alkaraz jo vetëm e barazoi, por e mundi në Tie Break duke fituar setin 7 me 6.

Mirëpo përgjigja e italianit ishte e menjëhershme. Siner tregoi gjithë klasin e tij duke barazuar rezultatin në sete pasi fitoi të dytin 6 me 3. Goditjet e bukura nga të dy tenistët ishin një shfaqje e mrekullueshme për publikun në Riad dhe jo vetëm, ndonëse Siner konfirmoi momentin mbreslënës duke mundur 6 me 3 Alkarazin edhe në setin e tretë dhe falë kësaj përmbysjeje, u shpall kampion i turneut.

23-vjeçari fitoi edhe çmimin marramendës prej 5.5 milionë euro vënë në dispozicion nga sheikët për fituesin e këtij turneu, ku Sinner kishte mundur më herët edhe Medvedev dhe Novak Xhokoviç. /vizionplus.tv

Read Entire Article