Situata e zjarrit në Finiq, alarmante/ Rrezikohen banesa dhe parku arkeologjik

3 months ago 9

Situata e zjarreve në Finiq paraqitet alarmante. Kjo të paktën sipas Prefektit të Vlorës, Kristaq Kiço, i cili në një komunikim me Neës24 tha se zjarri ka përparuar në drejtim të malit Finiq dhe ka dalë nga ana e pasme e tij.

Kiço tha se kjo është nga situatat më të vështira që është përballur Qarku i Vlorës me situatat e zjarreve, ndërsa shtoi se ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, ndërkohë që flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë.

Prefekti i Vlorës tha se flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Mavropull, ndërsa po shikohet mundësia që të ketë ndërhyrje nga ajri.

“Situata në Finiq është shumë e vështirë, zjarri ka përparuar në drejtim të malit të Finiqit dhe ka dalë nga ana e pasme e tij. Urojmë që Forcat Zjarrfikëse të jetë të sigurtë. Zjarri po përparon në drejtim të fshatit Mavropull.

Situat është e vështirë, nga më të vështirat dhe jemi në kontakt me Drejtorinë e Shërbimit të Emergjencave për të parë mundësinë edhe ndërhyrjen nga ajri.
Nuk kemi një pamje të qartë lidhur me parkun arkeologjik të Finiqit. i kemi thënë edhe punonjësve të parkut të largohen”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article