Skandali në QSUT/ Mjekët çonin pacientët me kancer në klinikë private, si nisi hetimi pas denoncimit nga ‘Vetting’

4 months ago 10

Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës. Pas denoncimit nga emisioni ‘Vetting’ në ‘News24’ ka nisur hetimi dhe dokumentimi i plotë nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Armela Hansantari, me kërkesë të bërë nga prokuroria e Tiranës. Të punësuar në QSUT, të akuzuarit nuk ofronin shërbim dhe i çonin pacientët në një klinikë private.

Konkretisht është dhënë:

– “Arrest në shtëpi” për Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Arrest në shtëpi” për Florian Markun, 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT), banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për Halil Gashin, banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;
– Për Drilona Kishta, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së.
Gjithashtu është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.
Po ashtu Prokuroria e Tiranës informon se këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre

“Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte” informon prokuroria e Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article