Skandali te Onkologjiku, Duraku: Rast sporadik, përgjegjësia është personale

4 months ago 4

Mjeku Ahmet Duraku nga rubrika “Opinion” në News24 duke komentuar skandalin te Onkologjiku në QSUNT tha se ky është një rast sporadik dhe nuk duhet të nxitohemi në konkluzione.

“Pjesa dërrmuese e mjekëve janë të mrekullueshëm”, tha Duraku. Ai u shpreh se për rastet e korrupsionit duhet të flitet me emra konkretë, nuk duhen fyer të gjithë mjekët.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive, përgjegjësia është individuale, qoftë në aspektin profesional, ashtu edhe ligjor”, tha Duraku.

Në vijim ai u shpreh se është ndjerë keq kur ka parë atë që ka ndodhur te Onkologjiku, por kjo s’ka pse të përfshijë të gjithë mjekët.

Nefrologu Duraku, duke iu referuar shërbimit ku punon, tha se nuk ka asnjë rast që pacientët që vuajnë nga veshkat të vuajnë sot mungesën e medikamenteve apo dializës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article