Skriniar pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit

9 months ago 6

Pasi lëndoi kyçin e këmbës në finalen e Kupës së Francës ndaj Toulouse të mërkurën, Milan Skriniar pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.

Skriniar, i cili u fut në fushë në minutën e 72-të në fitoren me rezultat 2-0 në “Parc des Princes”, ishte një lojtar i lirë kur iu bashkua PSG-së nga Interi gjatë verës.

Sipas mediumit francez RMC Sport, parisienët tani janë duke u përgatitur për më të keqën pasi lëndimi i pësuar do të bëjë që ai të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Reprezentuesi sllovak madje mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në rast se i nënshtrohet operacionit, diçka që është një mundësi reale.

“Milan Skriniar do të mungojë për disa muaj dhe mund të mos luaj përsëri këtë sezon. Mbrojtësi u lëndua ndaj Toulouse, në zonën rreth kyçit të këmbës. Mundësia e një operimi është përmendur për Skriniar”, citon RMC Sport.

Presnel Kimpembe, i cili sapo i është nënshtruar operimit në kyçin e këmbës, do t’i bashkohet atij në procesin e rikuperimit.

Francezi i cili nuk ka luajtur ndonjë ndeshje që nga shkurti i vitit 2023, mund të rikthehet para përfundimit të këtij sezoni.

Skriniar u zëvendësua nga Lucas Beraldo, i cili bëri debutimin e tij me PSG dhe mund të paraqitet më shpesh pas lëndimit të 28-vjeçarit./Telegrafi/

Read Entire Article