Slloveni U21 – Austri U21 gjykohet nga gjyqtarët kosovarë

10 months ago 23
Reklamë

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare.

Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, në një tjetër ndeshje evropiane do të gjykohet nga kosovarët.

UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni – Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër (e marte) në Murska Sobota.

Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Ky është një tjetër vlerësim nga UEFA për gjyqtarët kosovarë që çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë vetën në arenën evropiane. /Telegrafi/

Read Entire Article