Sonte ndeshja me Moldavinë. Shqipëria pret kualifikimin zyrtar për në Euro2024

11 months ago 22
15:38 17/11/2023

Shqipëria luan pasditen e sotme në fushën e Moldavisë në ndeshjen e parafundit të kualifikuesve të Europianit të vitit të ardhshëm, sfidë që do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.

Kuqezinjtë janë në vendin e parë dhe vetëm me një barazim sigurohet kualifikimi.

Në Moldavi për të ndjekur zhvillimet nga kampi i kuqezinjve, ndodhet gazetari i Tv Klan Erjon Todhe.

Në një lidhje direkte nga kryeqyteti Kishinjev, sa i përket formacionit të mundshëm të Shqipërisë, gazetari Todhe tha se formacioni nuk është i tillë siç ka lënë të kuptohet Sylvinho në seancën e djeshme por do t’i besojë formacionit fitues në ndeshjen me Çekinë.

E zjarrtë është edhe atmosfera me tifozët shqiptarë që kanë shkuar në Moldavi për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në Kishinjev kanë shkuar rreth 3 mijë tifozë shqiptarë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article