Sot ndeshja Kosovë-Izrael: Përballja ndryshe e Dardanëve

11 months ago 6

Live Kosovë-Izrael

Sot ndeshja Kosovë-Izrael: Përballja ndryshe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës pret Përfaqësuesen e Izraelit ditën e sotme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45 e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Në fakt kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, por që nuk e ka shijuar ende fitoren pasi ka vetëm tre barazime.

Nga ana tjetër mysafirët janë ende në garë për kualifikim dhe kërkojnë fitore për t’i shtuar edhe më shumë gjasat për një gjë të tillë.

Kjo ndeshje ka qenë e paraparë të zhvillohet në muajin e kaluar, por që është shtyrë nga UEFA për shkak të luftës që është duke u zhvilluar në Gaza.

Gjithsesi masat e sigurisë janë në maksimum për këtë sfidë e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.

Para 1 min

Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë për muajin nëntor për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Dardanët presin Izraelin me fillim nga ora 20:45, derisa janë në kërkim të fitores së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë vetëm barazime.

Për këtë duel ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë emrat e Amir Rrahmani, Mërgim Vojvodës, Florent Hadergjonajt, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 2 min

Përzgjedhësi i Izraelit, Hazan: Do të jetë ndeshje shumë e vështirë

Përzgjedhësi i Izraelit, Alon Hazan ka kërkuar paraqitje të mirë për të shënuar tjetër sukses në skenën evropiane.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Izraelit është dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

“Kosova ka skuadër shumë të mirë. Ishte e qartë nga fillimi se Izraeli, Rumania dhe Kosova do të luftojnë për vendin e dytë”.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. E respektojmë Kosovën. Do të kemi punë të vështirë”, ka thënë Hazan.

Para 3 min

Muriqi për përballjen me Izraelin: Protestat nuk mund të ndalen askund, por lojtarëve iu intereson vetëm ndeshja

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se janë shumë të motivuar për ndeshjen me Izraelin.

Muriqi është paraqitur në konferencë për shtyp përkrah përzgjedhësit Primozh Gliha.

Konferenca, por edhe ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.

Lexo lajmin e plotë…

Para 5 min

Gliha flet për vështirësitë me të cilat u përball Kosova: Orar i pazakontë, lojtarët duan fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha ka pranuar se termini për ndeshjen me Izraelin ishte shumë problematik.

Kosova e Izraeli luajnë nesër (e diel), kur ndeshje kanë të gjitha ligat evropiane dhe afrimi i disa lojtarëve ka qenë e vështirë.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në tetor, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 7 min

Policia e Kosovës konfirmon koordinimin me FFK-në, tregon të gjitha masat që janë ndërmarrë për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të gjithë akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit.

Lexo lajmin e plotë…

Para 8 min

Izraeli kishte arritur në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Përfaqësuesja e Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Kosova dhe Izraeli të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 11 min

Çfarë duhet të dini për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka publikuar lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit të premten.

FFK ka hasur në telashe me listën e lojtarëve, pasi klube të ndryshme evropiane nuk janë pajtuar që të lirojnë lojtarët, ndonëse ishin të obliguar që një gjë të tillë.

Kosova luan ndaj Izraelit të dielën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillohen edhe ndeshjet në kampionatet kryesore evropiane, ku luajnë disa nga ‘Dardanët’.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 14 min

Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa

Ekspedita e Kombëtares së Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm të premten që shkoi.

Izraeli do të luajë sot ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, me takimin e paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Ekipi përfaqësues izraelit ka organizuar udhëtimin për në Prishtinë të premten.

Lexo lajmin e plotë…

Para 16 min

Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka ftuar 23 futbollistë për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Kosova do të luajë të dielën më 12 nëntor me Izraelin, më 18 nëntor luan në udhëtim te Zvicra, ndërsa më 21 nëntor e pret Bjellorusinë.

Për këto ndeshje, përzgjedhësi Primoz Gliha ka publikuar tashmë listën me 23 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Lexo lajmin e plotë…

Read Entire Article