E gjithë Europa do i ketë sot sytë në Tiranë, ku do mbahet samiti i Procesit të Berlinit, i pari ky që ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, e konsideron këtë samit, i cili do bëjë bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.
“Mbajtja sot në Tiranë e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhje dhe suksese delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan presidenti Begaj.\
Top Channel